Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët të cilët i kërkuan që të lëvizë makinën pasi e kishte parkuar gabim.
Policia thotë se ka arrestuar 24-vjeçarin K.K, banues në Vaun e Dejës.
Njoftimi
“Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”