Vendosni fjalën kyçe....

Abakarov nderon Shqipërinë në Beograd, fiton medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Mundjes


       

Zelimkhan Abakarov ka fituar medalje bronzi, në kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Beograd. Vlen të theksojmë se Abakarov humbi mundësinë për medalje të artë, teksa u mposht dje nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale.

Gjithsesi, ai nuk ka dalë duarbosh nga kompeticioni, pasi sot bëri paraqitje të mirë dhe i dha vendit tonë një medalje bronzi. Për të arritur te ky sukses, 30-vjeçari që përfaqëson Shqipërinë mundi rusin Zaur Uguev.

Kjo nuk është hera e parë që Abakarov mban lart flamurin e Shqipërisë, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe më parë. Për të qënë realist, Zelimkhan mbetet një nga më të mirët në botën e mundjes, me rezultatet që flasin vetë.