Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e Begaj delegacion me 35 persona në Nju Jork, ndër udhëtimet më të kushtueshme


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha tha sot se udhëtimi i zyrtarëve shqiptarë drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në takimin e OKB-së do jetë ndër më të kushtueshmit  të përfaqësuesve të një shteti.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët ai tha se delegacioni shqiptar i presidentit Begaj e kryeministrit Rama do përbëhet nga 35 persona.

“Udhëtimi për në OKB i Ramës dhe Presidentit do të jetë një nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork. një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe që do të thotë se po të kemi parasysh se Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij delegacionin e Kryetarit të Shtetit, do të thotë një shpenzim deri në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve. Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme. U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve në mënyrë që të votojnë ligjin për minimumin jetik.” – tha Berisha.