Vendosni fjalën kyçe....

Droga ‘tullumbace’ shitet lehtësisht në lokalet e Tiranës! Kamarieri e shërben hapur: ‘Pije se nuk vdes!’ Blihet me faturë


 

Në lokalet e Tiranës, në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, mund të porositësh lehtësisht ‘Tullumbacen’ sikur të ishe duke kërkuar një kafe apo një birrë.

Madje në fund do ta paguash me faturë.

“Tullumbacja” është “droga” e re që po qarkullon rishtazi dhe shqetësimi po bëhet gjithnjë e më i madh. Gazetari i Report Tv shkoi në një nga klubet e kryeqytet, në një zonë ndër më të frekuentuarat. Aty kamerieri të jep edhe informacion nëse e ke për herë të parë.Gazetari: O vëlla, tullumbace a keni?

Kamerieri: Po ore kemi!

Gazetari: Puna është se s’kemi provuar asnjë herë. Është e fortë kështu? Se s’duam të lëmë nam.

Kamerieri: S’ka lidhje o vlla, ajo është gjë qejfi!

Gazetari: A janë të gjitha njësoj, mos është ndonjëra më e fortë apo njësoj?

Kamerieri: Jo

Gazetari: Na sill dy!

Pak minuta më pas, porosia vjen dhe kamerieri kujdeset të të mësojë edhe si konsumohet.Gazetari: Po çfarë bëjmë tani, vetëm e thithim!

Kamerieri: Thithe këtu

Gazetari: Se mos vdesim fare ore…

Kamerieri: Po jo ore se nuk vdes

Gazetari: Nuk e nxjerr jashtë, vetëm e thith?

Kamerieri: Kur e thith gazin, fute prapë këtu brenda. E thith, e fryn prapë!

Gazetari: E marr vesh.

Kamerieri: Bëje një çikë shpejt. Rri një çikë stakuar. Lëshojë dorën. Jepi mo vëlla, fryje prapë tullumbacen.

Gazetari: Lërë se nuk po e bëj ashtu.

Dhe në fund fatura, 2 tullumbace 600 lekë të rinj, të përballueshme për çfarëdolloj moshe.

Në lokal ka edhe të tjerë që ndërkohë kanë porositur dhe e konsumojnë.

Çfarë është ‘Tullumbacja’?

Bëhet fjalë për një substancë të gaztë.  Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com