Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve miraton rikthimin online të lojërave të fatit


Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë rikthimin e lojërave të fatit vetëm online.

 Me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër.

Kanë kaluar 4 vite që prej mbylljes së basteve sportive. Qeveria shqiptare po diskuton rikthimin e tyre pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar. Rikthimi i basteve sportive vjen si një kërkesë artikuluar edhe nga Tonin Vocaj, Drejtori i Komanduar në Policinë e Shtetit pas largimit të Gledis Nano.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të merret një vendim për rihapjen e  basteve sportive, ai do të jetë vetëm për bastet online dhe jo sallat dhe makinetat dhe se të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për kulturën, rininë dhe për sportin.