Sot nis Censi i Popullsisë e Banesave. Në terren do jenë mbi 7500 anketues, mbikëqyrës e kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave ndërsa të dhënat do mblidhen përgjatë 6 javëve.
Marrja e të dhënave do bëhet në mënyrë dixhitale me tablet. Regjistrimi do ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me 8 module dhe 100 pyetje.
Modulin për individë do përfshijë një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera.
Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë. Etnia, gjuha, feja janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.
Qytetarët që nuk u përgjigjen pyetjeve pse gënjejnë do kenë një penalitet që nis nga 50 mijë lekë të reja. të dhënat do mblidhen deri në datë 28 tetor ndërsa të dhënat e para do dalin në qershor 20224 me të të dhënat e plota që dalin në dhjetor 2024.
Komuniteti Mysliman Shqiptar e Kisha Katolike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të deklarojnë përkatësinë fetare.