Gjykata ka lërë në fuqi masën e kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit për 9 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, për goditjen e grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike.
Mes tyre, është edhe personazhi i njohur i internetit i njohur si ‘Ujku i Cërrikut’ si dhe polici Saimir Hysa.
Emrat e të arrestuarve në Elbasan:
- Stiven Faqolli,
- Gildi Ballolli, Mikel Poçi,
- Rapi Malaj
- Francesko Braho
- Saimir Rexhepin (Ujku i Cërrikut),
- Endrit Kovaçin,
- Ervis Duzha e
- Saimir Hysa
Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar 233 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.