Partizani merr barazimin e dytë radhazi në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekic barazoi 1-1 me Egnatian, në takimin e luajtur në “Arenën e Demave” dhe që shkon për llogari të javës së katërt të kampionatit.
Në minutën e shtatë, të kuqtë kaluan në avantazh falë Bintsouka.
Ekipi nga Rrogozhina fitoi 11-metërsh pas një rrëzimi në zonë të Fangaj dhe për t’u akorduar fillimisht u nevojit ndërhyrja e sistemit VAR.
Njeriu-gol i Egnatias, Dwamena u ndal nga portieri Alban Hoxha në fundin e pjesës së parë, duke i pritur kështu penalltinë sulmuesit.
Egnatia është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Partizani pozicionohet në vendin e pestë me 5 pikë.