Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 ka goditur Firencen e Italisë në orën 05:10 . Epiqendra e tij ka qënë 3 km në jug-perëndim të komunës së Marradi, në Mugello. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë jo vetëm në Firence, por në të gjithë rajonin duke përfshirë Emilia-Romagna dhe Marche.
Mediat vendase kanë raportuar se nuk ka dëme materiale apo njerëz të lënduar, por si pasojë e panikut që tërmeti ka shkaktuar, qindra qytetarë kanë dalë rrugë dhe Mbrojtja Civile po ushton kontrolle.
“Ka shumë shqetësim, shumë njerëz në rrugë, por nuk raportohet për dëme të veçanta”, pohoi për Raineës24 kryebashkiaku i Marradit, Tommaso Triberti.
“Nuk ka dëme të konsiderueshme, ka pasur shumë frikë, me njerëz në rrugë. Kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme të veçanta”, ka thënë kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio për Sky Tg24.
Si pasojë e shqetësimit nga tërmeti, si masë paraprake, sot në Marradi shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura. Presidenti i Rajonit Eugenio Giani shkroi në rrjetet sociale: “Për momentin nuk ka situata veçanërisht kritike. Kontrollet në ndërtesa dhe struktura do të vazhdojnë”.
Janë raportuar probleme dhe në rrjetin hekurudhor. Dy linja u ndërprenë, seksioni nga Pontassieve në Borgo San Lorenzo dhe midis Firences dhe Vaglias në drejtim të Faenza. Për më tepër, linja e shpejtësisë së lartë u devijua në itinerarin e vjetër të drejtpërdrejtë që kalon nga Prato.
Thirrje të shumta ka pasur në sallën e operative nga qytetarë të frikësuar. Vijon hetimi për raportimet në dëme. Pasdite është planifikuar vizita e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella në Forlì, për hapjen e vitit shkollor.