Një i ri 29 vjeç ka vrarë veten me armë zjarri automatik ditën e sotme në fshatin Gracen të Elbasanit.
Policia njofton se B.B., 29 vjeç i dha fund jetës rreth orës 20:00 mbrëmjen e sotme me automatik.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e vetëvrasjes.
“Më datë 19.09.2023, rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.