Turistja italiane që u aksidentua pasditen e së martës në aksin rrugor Pogradec-Lin po transportohet me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. 31 vjeçarja italiane, e cila drejtonte motorin, u përplas me një automjet tip Benz që drejtohej nga një 33 vjeçar.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motorit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit në rrugë.
Aksident në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të vendit të quajtur Pojskë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.
Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit, ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.