Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ftoj të gjithë kuksianët kudo që ndodhen, të vijnë dhe të votojnë për të firmosur ndryshimin


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me biznesin në Kukës, nën shoqërinë dhe të kandidatit për kryebashkiak, Emri Vata.

Berisha u ka bërë thirrje biznesmenëve të Kukësit të japin ndihmesën e tyre për fitoren e Emri Vatës, teksa shtoi se vendi ka nevojë për një kthesë të fortë.

Më tej Berisha tha se ky Safet Gjici nuk e meritonte këtë qytet.

 

“Për të gjithë këto ju bëj thirrje të shënojmë një kthesë të madhe me Emri Vatën në Kukës.

Vendi ka nevojë jetike për një kthesë. Kthesa nga Kukësi është mesazhi më i fuqishëm që banorët e këtij rrethi u dërgojnë mbarë shqiptarëve. Le të jetë Kukësi stacioni ku ndalon rrokullisja e madhe e këtij vendi, ku ndalon shpërbërja e Shqipërisë, largimi masiv i shqiptarëve. Me këtë rast dua të ftoj të gjithë biznesmenët e Kukësit këto ditë të japin të gjithë ndihmesën e tyre për fitoren e Emri Vatës.

Ftoj të gjithë lumjanët, kuksianët kudo që ndodhen, në Tiranë, në Shkodër, kudo, Durrës, jashtë vendit, të vijnë dhe të votojnë në Kukës për të firmosur ndryshimin. Nuk e meritonte kurrë Kukësi, Safet Gjicin. Gjici ishte një kopje e shëmtuar e Edi Rramës. Nuk e njoh këtë tjetrin, por nuk meriton Kukësi përfaqësues të Edi Ramës dhe të Safet Gjicit. Ndaj dhe ju ftoj të angazhohemi për një kthesë nga Kukësi, që do jetë një kthesë e madhe për gjithë Shqipërinë.”, tha Berisha.