Presidenti i SHBA Joe Biden u shpreh para liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se ata duhet të qëndrojnë së bashku kundër Rusisë.
“Ne duhet t’i bëjmë ballë këtij agresioni të zhveshur sot dhe të pengojmë agresorët e tjerë të mundshëm nesër,” u thotë ai delegatëve.
Presidenti ukrainas Zelensky është gjithashtu në takimin e afro 200 vendeve, i cili do të flasë më vonë përgjatë takimit, sipas BBC.
Ndërsa përsa i përket çështjes së klimës, Biden tha se ai po e trajton atë si një kërcënim ekzistencial dhe bota duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga karburantet fosile.
Me kaq shumë figura të rëndësishme, ka gjithashtu një mundësi që liderët të mbajnë takime të veçuara, megjithse presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti i Kinës Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak nuk janë aty.