Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës i hap rrugën ekstradimit të Dritan Goxhajt në Hagë


Gjykata e Tiranës i hapi rrugë ekstradimit në Hagë për ish-luftëtarin e UÇK, Dritan Goxhaj, i arrestuar në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës.

Ky institucion e akuzon ish-anëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Nga ana tjetër, avokatët e Goxhajt kanë kërkuar lirimin e tij dhe e kanë cilësuar arrestimin si politik.

Në një kohë kur po mbahej gjyqi, mbështetës të tij protestuan jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës, duke e konsideruan si të padrejtë arrestimin dhe kërkuan lirimin e Goxhajt.