Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi për ekstradimin e Dritan Goxhajt, mbështetës të tij sërish në protestë para gjykatës së Tiranës


Në një kohë kur sot po mbahet gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, mbështetës të tij janë mbledhur përpara Gjykatës së Tiranës.

Protestuestit e konsideruan si të padrejtë arrestimin e tij, duke u shprehur të indinjuar për këtë akt.

‘Arsyeja kryesore është për këtë drejtësi që i bëhet oficerët të UÇK-së. Si mund të arrestohet një person për ekstradim. Ne jemi në drejtësi. Koha do të tregojë se kush e ka bërë këtë. Nuk mund të arrestohet Dritan Goxhaj për tekat e njërit apo tjetrin. Ndodhemi në një shtet mafioz që njeriu rrëmbehet pa ligje. Si mund të pengohet një gjykatë fantazme me anë të Facebook, këta janë çudira. S’ka urdhër ekstradimi. Ata që kanë bërë këtë maskarallëk do të mbajnë përgjegjësi penale.’- u shpreh një nga protestuesit.

Arrestimi i Goxhajt u bë për llogari të Gjykatës Speciale. Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.