Në një rrëfim për Ora News, Alma Kaçi, vajza e videos virale me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar anën e saj të historisë.
Ajo shpjegoi arsyet se përse e bëri videon dhe gjithashtu Kaçi kërkon që ta lënë jashtë kësaj historie djalin e saj të mitur. Alma Kaçi kërkon vetëm drejtësi.
Gazetari:”Për të sqaruar edhe pak opinionin publik, kush është Alma Kaçi?
Alma Kaçi: “Tashmë besoj u bëra e njohur për shkakun e një videoje që nuk është nevoja ta specifikoj sepse mbarë opinioni publik e di, por që më vjen keq që u keqinterpretua sepse abuzuesi këtu doli viktimë dhe viktima doli abuzues .
Unë jam marrë me investigim prej 11 vitesh, siç u përfol në media jo projekt qenësh, është e vërtetë unë jam një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, madje kam tre vjet që I mbroj me aq sa kam por nuk jam shoqatë dhe vajtja në ate zyrë atje sepse kisha dëgjuar që ish kryetari I bashkisë atje ishte abuzues që domethëne një femër po të shkonte atje direkt do të bënte ato veprime që u demostruan në publik. Në fillim nuk e besoja që një titullar të abuzojë në këtë mënyrë dhe kur e dëgjova mu duk e pabesueshme. Shkova herën e pare normalisht fabula ishte projekt. Që herën e parë qe shkova më la të kuptoja që çdo gjë ishte e vërtetë nga thashethemet që dëgjova. Ndërkohë pas zgjedhjeve që fitoi mandatin unë shkoj sërish atje dhe normalisht motivimi ishte për të demaskuar një titullar që qytetarët presin tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit.”
Alma Kaçi: “Është një fëmijë që po i përjeton të gjitha, pavarësisht se nuk di gjë, sepse e kam shkëputur nga rrjetet sociale. Por jam e sigurt që opinioni publik do të thotë se pse nuk mendove për fëmijën, e kështu e ashtu. Jo. Sepse ky brez i ardhshëm të mos ndeshen me abuzime të tilla”.
I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë”.