Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja e beftë, SHBA-ja e Irani shkëmbejnë të burgosur, Uashingtoni liron 6 miliard dollarë asete të ngrira iraniane


Autoritetet në Iran kanë liruar pesë të burgosur amerikanë, të cilët tani janë rrugës për në SHBA nëpërmjet Katarit, thanë zyrtarët amerikanë për disa media të hënën. Nga ana tjetër, SHBA liroi pesë iranianë të burgosur dhe liroi 6 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane.

Shkëmbimi i të burgosurve është rezultat i muajve negociatash ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, me marrëveshjen përfundimtare ‘të ëmbëlsuar’ nga SHBA-ja që udhëzon bankat në Katar dhe Korenë e Jugut për të shkrirë 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta iraniane.

Zyrtarët amerikanë i thanë New York Times se pesë amerikanët u ngritën me një avion nga Teherani të hënën në mëngjes. Pas mbërritjes në Doha, ata do t’u dorëzohen autoriteteve amerikane dhe do të dërgohen në Uashington.

Pesë amerikanët përfshinin Siamak Namazi, Emad Shargi dhe Morad Tahbaz, të cilët ishin dënuar me dhjetë vjet burg për akuzat e spiunazhit. Dy të arrestuarit e tjerë dëshiruan të mbeten anonimë, thanë zyrtarët amerikanë.

Namazi, një biznesmen 51-vjeçar, u arrestua në vitin 2015 dhe u përjashtua nga shkëmbimet e të burgosurve si nën administratën e Barack Obamës ashtu edhe nw atw tw ë Donald Trump. Shargi dhe Tahbaz u arrestuan të dy në vitin 2018.

Gazeta iraniane Nournews konfirmoi lirimin e njëkohshëm të pesë iranianëve të mbajtur në SHBA. Dy prej tyre mbërritën në Katar të hënën dhe do udhëtojnë në Iran, ndërsa tre të tjerët zgjodhën të qëndrojnë në SHBA.

Guvernatori i Bankës Qendrore tw Iranit, Mohammadreza Farzin gjithashtu konfirmoi se 6 miliardë dollarë fondet e ngrira kishin arritur në bankat iraniane.

Marrëveshja shkaktoi polemika në SHBA, me republikanët që pretendonin se dorëzimi i fondeve do nxiste Teheranin të kapë më shumë amerikanë për marrëveshjet e ardhshme. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbrojti marrëveshjen duke i siguruar gazetarët se do vendosen kufizime në 6 miliardë dollarët e ccliruara për të siguruar që ato të mund të shpenzohen vetëm për furnizime humanitare si ushqime dhe ilaçe.

Megjithatë, presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi javën e kaluar se Teherani do t’i shpenzojë paratë ashtu siç e sheh të arsyeshme. Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tw Iranit Nasser Kanaani njoftoi se ‘qeveria e Iranit duhet të ketë qasje të plotë në fond, për ta përdorur sipas nevojës së saj’.

Dhjetëra miliarda dollarë borxh ndaj Iranit për naftë dhe eksporte të tjera u ngrinë në llogaritë bankare në mbarë botën nën sanksionet e SHBA-së, pasi atëherë Presidenti Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit në 2018.

Marrëveshja, e njohur zyrtarisht si Plani Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua në vitin 2015 dhe i ofroi Iranit lehtësim të kufizuar të sanksioneve në këmbim të ndalimit të programit të tij të pasurimit bërthamor.

Presidenti amerikan Joe Biden ka premtuar se do e ringjallë marrëveshjen, por deri tani nuk ka arritur ta bëjë këtë.

 VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani