Ditën e sotme rikthehet Liga e Kampionëve ku ekipet më të mira evropiane matin forcat në fazën e grupeve.
Sfida hapëse do jetë ajo mes 7 herë fituesve të kompeticionit përballë ekipit anglez të Njukasëll.
Në sfidën që do luhet në San Siro prej orës 18:45 janë publikuar dhe formacionet zyrtare të skuadrave.
Milan luan një skemë 4-3-3 me portierin Maignan që do ketë përpara Calabria, Thiaw, Tomori dhe Theo Hernandez. Mesfusha përbëhet nga Loftus-Cheek, Krunic dhe Pobega. Sulmi i besohet Chukwueze, Giroud dhe Leao.
Në krahun tjetër, te anglezët në portë është Pope. Në prapavijë kanë punë mjaft të vështirë Schar, Botman, Burn dhe Longstaff. Bruno Guimaraes dhe Tonali kanë çelësat e mesit të fushës, ndërsa sulmi është akoma edhe më i frikshëm me Murphy, Isak dhe Gordon!
MILAN (4-3-3): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaë, Théo Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Pobega; Chukëueze, Giroud, Leao.
NEËCASTLE (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Longstaff, Bruno Guimaraes, Tonali; Murphy, Isak, Gordon