Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohet drogë me vlerë 4 milionë paund në Angli, dyshohet se ishte e një grupi shqiptar


Autoritet angleze kanë sekuestruar një sasi të madhe droge në qytetin Lids,  vlera e së ciës  arrin deri në 4 milionë paund. Sipas mediave  në Angli dyshohet se pas kësaj sasie të madhe droge të sekuestruar fshihet një bandë shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike.

Komandanti i qarkut, Steve Dodds, tha se policia është e rezervuar për momentin që të japë detaje të mëtejshme. Gjithashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Sipas  autoriteteve policore, goditja e këtij grupi i cili dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” i goditjes së tregtisë së drogës në qytet.

Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds  gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.