Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria do vijojë reformat” – Begaj takon Borrellin në Nju Jork


Në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Lartë & Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Presidenti i Republikës e falënderoi z. Borrell për mbështetjen dhe vëmendjen që ai ka treguar gjithmonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe proceseve integruese te tij dhe veçanërisht, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Presidenti Begaj shprehu vlerësimin për përkushtimin e Përfaqësuesit të Lartë dhe Komisionit, për të mbajtur në fokus integrimin e rajonit, pavarësisht debateve dhe diskutimeve brenda BE-së. Në këtë kontekst ai theksoi se një perspektivë e qartë evropiane e rajonit, është garanci për sigurinë dhe të ardhmen e tij.

Presidenti Begaj u shpreh shpresëplotë për pasjen sa më shpejt të rezultateve të prekshme dhe konkrete në proceset integruese në hapjen e grup-kapitujve themelorë nëpërmjet konferencës së dytë ndërqeveritare dhe siguroi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri procesin e reformave të brendshme.