Vendosni fjalën kyçe....

Balla i bën thirrje të dorëzohet autorit të plagosjes së policit, ofrohen 20 mijë për këdo që jep informacion


Taulant Balla në spital (majtas) dhe autori i dyshuar i plagosjes Klered Bezhanji (djathtas)

Policia ka dhënë informacion shtesë për ngjarjen e ndodhur në Tiranë ku mbeti i plagosur një efektiv policie.

Policia ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që do bëjë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së efektivit E.A.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”-njofton policia.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar në spitalin e Traumës për të parë gjendjen shëndetësore ku ka thënë se gjendja e efektivit është e përmirësuar.

Balla tha se autori është identifikuar dhe i bëri thirrje që të dorëzohet.

Gjendja e efektivit është përmirësuar. Personi është identifikuar, thirrja për të është  të dorëzohet”-tha Balla.