Një 32-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Patok-Laç ku e reja me iniciale ka humbur kontrollin e makinës e më pas ka rënë në një kanal me ujë anash rrugës.
Ajo është nisur për ndihmë drejt spitalit të Traumës por ka humbur jetën gjatë rrugës, thotë policia.
“Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë. Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.