Ish-kryeministri Fatos Nano ka lënë ambjentet e spitalit pasditen e sotme.
Nano u shtrua disa javë më parë në një spital privat, pasi vuante nga problemet me frymëmarrjen. Sëmundja e evidentuar si SPOK bëri që ish-kryeministri të kalonte edhe në intubim.
Mesazhe nga mbarë politika pati në solidaritet me gjendjen e tij shëndetësore. Pas disa javësh qëndrimi në spital Nano doli sot në gjendje të stabilizuar dhe aktualisht po vijon rehabilitimin në shtëpi.