Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Zhvleftësimi i euros nga hyrja e parave të pista, po përfiton qeveria e disa eksportues që po falimentojnë vendin


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se pasojat me kursin e këmbimit të euros kanë prekur biznesin e mesëm e të vogël.

Në një deklaratë për mediat ai tha se kjo gjë ka prekur e dëmtuar edhe 1.4 milionë shqiptarë që përfitojnë nga remitancat.

Meta theksoi se nga kursi i këmbimit ka përfituar qeveria e një grup eksportuesish që po falimetojnë vendin ndërsa qeveria nuk reagon.

Ai tha gjithashtu se kriza është shkaktuar nga fluksi i parave të pista.

“Rënia e eksporteve është kambanë alarmi jo vetëm për eksportet, por edhe të mijëra bizneseve të tjera që operojnë në industrinë e tekstilit dhe mineraleve. Pasojat me kursin e këmbimit kanë përfshirë dhe biznesin e mesëm dhe të vogël. Ata janë të lidhur me bizneset eksportuese. Rreth 1.4 mln qytetarë shqiptarë që përfitojnë nga remitancat e emigrantëve janë dëmtuar dukshëm. Konsumatori shqiptar nuk ka përfituar nga zhvleftësimi i euros, por vetëm qeveria dhe një grup eksportuesish që po falimentojnë vendin. Është kriminale që kjo qeveri nuk reagon për këto pasoja për ekonominë, të kësaj krize të provokuar nga flukset e parave të pista.” – tha Meta.