Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje e fortë për bastet, shoqata: Të rikthehen kompanitë  që ishin. Braçe-Shytit: Shantazh, s’duhet të përfaqësosh krimin këtu…


Me përplasje është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet projekligji i qeverisë për bastet online.

Ish-kreu i Shoqatës së Basteve Artan Shyti është përlasur me deputetin e PS-së Erion Braçe, me këtë të fundit që i kërkoi Shytit të mos përfaqësonte krimin në komision.

Shyti tha se ligji ka problematika duke theksuar se me ligjin në fjalë lojtarëve u bie më mirë që të luajnë në mënyrë të jashtëlijgshme.

Po kështu ai tha se nisma do dështojë nëse nuk rikthehen kompanitë e basteve që kanë qenë më parë.

“Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë.” – tha Shyti.

Pas fjalës së Shytit erdhi reagimi i Braçes i cili tha se bastet i ka pasur në dorë krimi ndërsa tha se deklaratat e Shytit për rikthim të komapnive që kanë qenë janë perceptuar si shantazh.

“Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Kjo ka qenë e qartë. Ti nuk duhet të përfaqësosh krimin në komision. Ju kam dëgjuar në çdo komision, po dëgjoj dhe këtu. Po s’u kthyet kompanitë që ishin kjo gjë do të mbetet informale është perceptuar si shantazh i qartë. Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. E dimë mirë se çfarë kemi hequr në 2018. Me telefona e mesazhe duke kërcënuar fëmijë e prindër. Po luhet tani po luhet? Por dini gjë ju se kush po luan? Kush po i luan se ju jeni shoqata e basteve sportive. Këta që e bëjnë sot çfarë janë. U bëmë pjesë e një aktivitet ilegal. Kush po luan tani. Kush po e bën këtë gjë.” – tha Braçe.