Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep informacion për plagosjen e efektivit të Shqiponjave, identifikohet autori i dyshuar


Policia ka dhënë informacion zyrtar për plagosjen e efektivit të repartit “Shqiponja”.

Policia shpjegon se policia ka qenë në ndjekje të një personi i cili ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të efektivëve dhe për pasojë është plagosur punonjësi E.A.

Policia është vënë në ndjekje të autorit shtetasit Klered Bozhani, 42 vjeç.

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur” – njofton policia.