Vendosni fjalën kyçe....

28 deputetë të PD-së firmosin dokumentin: Njohim Bardhin si kreun e grupit parlamentar


28 deputetë të PD-së kanë nënshkruar një dokument ku theksojnë se njohin Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar demokrat.

Bëhet fjalë për 28 nga 35 deputetët e PD-së që janë regjistruar në pëbërje të grupit parlamentar demokrat.

Lista e deputetëve përbëhet nga Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji.

Ndërkohë grupi i kreut të PD-së Basha nuk e njohin Bardhin as si Sekretar të Përgjithshëm e as si kryetar të grupit parlamentar.

Ai është shkarkuar në kuvendin e thirrur nga Basha ndërsa pozicioni i tij i është caktuar deputetes Flutura Açka.