Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane ‘mesazh’ Bardhit: Të gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me non gratat


Ambasada amerikane ka përsëritur qëndrimin kundër kreut të Rithemelimit të PD-së Sali Berisha.

Ndërkohë që sqaron se nuk e zgjedh ambasada se kush i udhëheq partitë politike, thekson se nuk ka ndryshuar pozicion për sa u përket individëve të shpallur non grata nga SHBA-ja.

Njoftimi nënkupton edhe një mesazh për Gazment Bardhin e deputetëve të tjerë që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me Berishën.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.” – thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.