Kreu i PD-së Basha ka mbërritur në Kuvend për seancën e sotme.
Ai deklaroi se do përqendrohet krejtësisht te problemet e qytetarëve dhe se PD-ja nuk do merret më me problemet e brendshme pasi ajo kohë ka përfunduar.
“Nuk merremi me tallvatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve. Për një vite gjysmë PD ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vet. Ua kam thënë, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit.” – tha Basha.