Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ‘thumbon’ Alibeajn, i thotë Felajt: Po mbani peng persona këtu që duhet të votojnë rrogën e bashkëshortes


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha ka thumbuar deputetin demokrat Alibeaj teksa tha se po mbahet peng nga PS-ja derisa të votojë rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

 Ai iu drejtua nënkryetares së Kuvendit Felaj se shumica po e mban peng Alibeajn ndërkohë që po shkel ligjin e pluralizmin duke u përpjekur të konsolidojë në vend një opozitë false.

“Ju doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnëë rrogën e bashkëshortes, se ka persona këtu që duhet e votojnë dhe ish-bashkëryetarin e mbani peng derisa të votojë rritjen e rrogave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues. Nuk ka ndodhur kurrë në këtë parlament që njëra palë t’i caktojë tjetrës përbërësit. Përpiqeni në mënyrë të padenjë tëë bëni gjithçka në akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë e të konsolidoni këtu një opozitë false.” – tha Berisha.