Presidentja e Kosovës ka postuar një foto të pazakontë në Facebook.
Siç ndodh rëndom, pas takimeve të krerëve të shteteve me presidentin amerikan dhe Zonjën e Parë, bëhen edhe fotot e rastit.
Në foton e publikuar nga Osmani, ajo shfaqet e kapur dora-dorës me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Biden.
Fotoja tregon për miqësinë e fortë mes Kosovës dhe SHBA-ve, megjithatë në fotot diplomatike mbahet një lloj distance zakonisht.
Në foto përveç dy presidentëve janë edhe Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden si dhe bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu.
“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme.” – shkruan Osmani.