Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite gjatë 24 orëve të fundit


Gjashtë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga zjarri ushtarak izraelit, në tre incidente të veçanta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gazën, gjatë 24 orëve të fundit, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë në të dyja zonat.

Katër persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën si rezultat i një inkursioni ushtarak izraelit të martën në mbrëmje në kampin e refugjatëve Jenin, bëjnë me dije autoritetet palestineze. 

Një banor në kamp duke folur në kushte anonimiteti për arsye sigurie i tha CNN të martën se: “Një betejë e ashpër midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në kamp shpërtheu pasi një forcë speciale e fshehtë izraelite u zbulua të martën në mbrëmje brenda rrugicave të kampit Jenin.” 

“Elektriciteti në pjesën më të madhe të kampit u ndërpre për disa kohë”.-shtoi banori.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë : Që forcat e sigurisë hynë në kamp për aktivitet kundër terrorizmit dhe persona të armatosur hapën zjarr ndaj tyre”.

Për më tepër, IDF tha se: Një municion i operuar me dron nga njësitë IDF në terren, goditi një numër sulmuesish shtesë që rrezikuan forcat dhe se gjatë daljes së forcave nga qyteti i Jeninit, një IED shpërtheu nën një automjet i IDF-së, forcat e sigurisë vepruan për të shpëtuar automjetin.”

“Gjatë shpëtimit, persona të armatosur qëlluan ndaj forcave, u identifikuan goditje në automjetet e shpëtimit dhe nuk u raportua asnjë lëndim..

Gjithashtu nga autoritetet thuhej se të mërkurën në mëngjes, një palestinez u vra gjatë një inkursioni ushtarak izraelit në Aqabat Jaber, një kampi i refugjatëve në Jeriko. 

Një deklaratë e përbashkët nga forcat izraelite të sigurisë tha se ushtarët shkuan në disa fshatra në të gjithë Bregun Perëndimor për të kapur dhjetë të dyshuar të kërkuar. Forcat të cilët u  kundërpërgjigjën me zjarr ndaj zjarrit të  njërit prej të dyshuarve dhe më pas e neutralizuan atë.

Gjithashtu të martën pasdite, një palestinez u vra dhe disa të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit përtej gardhit kufitar të Gazës gjatë protestave të rregullta që mbaheshin përgjatë kufirit javën e kaluar, ku demonstruesit hedhin mjete shpërthyese, djegin goma dhe ndonjëherë qëllonin me armë në drejtim të  forcave izraelite.

Në një deklaratë IDF tha se: “Qindra rebelë u mblodhën në një trazirë të dhunshme pranë gardhit të sigurisë në Rripin e Gazës…një numër mjetesh shpërthyese u aktivizuan nga rebelë”

“Ushtarët e IDF-së operuan në zonë me mjete për shpërndarjen e trazirave dhe zjarr me snajper. U identifikuan disa goditje”.-tha IDF. 

Është fataliteti i parë i tillë nga forcat izraelite gjatë konfrontimeve pothuajse të përditshme përgjatë gardhit ndarës midis Izraelit dhe Gazës që kur ato filluan një javë më parë. Javën e kaluar, pesë palestinezë u vranë kur një pajisje shpërthyese e përdorur nga demonstruesit shpërtheu në anën e gardhit të Gazës.

Ministria e Jashtme palestineze dënoi vrasjen e gjashtë burrave si “krime të okupimit dhe vrasjet jashtëgjyqësore”, duke iu referuar Izraelit.

Nabil Abu Rudeineh, zëdhënësi i presidencës së Autoritetit Palestinez, i bëri thirrje administratës amerikane të ndërhyjë.

“Administrata amerikane duhet të jetë e vetëdijshme se rajoni është në prag të një shpërthimi si rezultat i sulmeve izraelite. Nga këmbëngulja në vrasje, shkatërrimin dhe vjedhjen e tokës, administrata amerikane duhet të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar këtë çmenduri izraelite përpara se të ndodhë shpërthimi, për të cilin të gjithë do të paguajnë çmimin”, tha ai.