Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, u nxorr jashtë nga Asambleja e Përgjithshme e organizatës të martën dhe thuhet se u arrestua për ndërprerjen e një fjalimi të presidentit iranian Ebrahim Raisi.
Erdan kishte mbajtur pamjen e një gruaje të re që vdiq në paraburgimin e policisë iraniane vitin e kaluar.
Raisi iu drejtua asamblesë të martën, duke mbajtur një fjalim ku akuzoi SHBA-në për nxitjen e konfliktit në Ukrainë dhe duke deklaruar se ‘projekti i Uashingtonit për të amerikanizuar botën ka dështuar’.
Delegacioni izraelit doli gjatë fjalimit, por Erdan fillimisht iu afrua foltores ndërsa mbante një pamje të Mahsa Amini, gruas iraniane, vdekja e së cilës në paraburgimin e policisë shkaktoi protesta të dhunshme në të gjithë Republikën Islamike.
Erdani u nxor nga salla dhe pamjet video tregonin atë duke u shoqëruar përmes ndërtesës së OKB-së nga rojet e sigurisë. Raporte të shumta mediatike pretenduan se Erdan ishte ‘ndaluar’, megjithëse një zëdhënës i OKB-së e kundërshtoi atë përshkrim të trajtimit të diplomatit.
“Sigurimi i OKB-së foli me të,” tha zëdhënësi për The Independent, duke shtuar se ‘në asnjë çast ambasadori nuk u ndalua në asnjë mënyrë a formë. Për sa na përket ne, ngjarja është e mbyllur’.
Që atëherë, Erdan ka shpërndarë disa shkrime lajmesh në llogarinë e tij në X duke përshkruar se si ai ishte ‘ndaluar shkurtimisht’.
“Nuk do të ndalem kurrë së luftuari për të vërtetën dhe gjithmonë do ekspozoj shtrembërimin moral të OKB-së”, shkroi diplomati.
“Ata që shtrojnë tapetin e kuq për vrasësit dhe antisemitët duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre!”