Vendosni fjalën kyçe....

“Ky s’është operacion special i presidencës shqiptare” – Rama përplaset me ambasadorin rus në OKB


Kryeministri Rama është përplasur me ambasadorin rus në Këshillin e Sigurimit të OBK-së Vasily Nebenzya pasi ai u përpoq të ndalonte presidentine Ukrainës Zelensky që të fliste gjatë mbledhjes.

Delegacioni rus  e kundërshtoi me forcë vendimin  e presidencës shqiptarë të Këshillit të Sigurimit që Zelensky të fliste i pari në takim e jo vendet anëtare.

Rama iu përgjigj ambasadorit rus duke i thënë se nuk bëhej fjalë për një operacion special të presidencës shqiptare, ironi me shprehjen ‘operacion special ushtarak’ që ka përdorur Rusia në sulmin ndaj Ukrainës.

Pjesë nga debati

Rama: Dua të siguroj kolegët tanë rusë se të gjithë ata që janë këtu, se ky nuk është një operacion special i Presidencës Shqiptare, por një vijimësi e një praktike kohëgjatë e të konsoliduar të këtij Këshilli, për rrjedhojë është në përputhje të plotë me udhëzimet dhe praktikat e Këshillit.”

Ambasarori rus Vasily Nebenzya: “Ne nuk besojmë se argumentët që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpjegoni pse i është dhën përparësi presidentit të Ukrainës.  Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse. Anëtarëve të KS kanë dëgjuar këto fjalë të Zelenskyt nëpërmjet video mesazheve. Këtu ka një shkelje flagrante sepse udhëtim i presidentit Zelensky për të ardhur këtu e për të folur, shihet si një privilegj në vend të të cilit gjatë seancës së fundit përfaqësuesi i Kievit vendosi të flasë përmes një video mesazhi.”

Më tej ambasadori rus shtoi se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish të Ukrainë) nga vende te NATO, si edhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së.

Por Rama, në vijim të polemikës, i propozoi që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.