Lëvizja Bashkë po zhvillon një protestë para Kuvendit.
Aktivistët kërkojnë miratimin e minimumit jetik në Shqipërisë.
Ata thonë se ndërsa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese po u rritet rroga që është sa 100-fishi i një pensioni miminal, qytetarët mezi po mbyllin muajin.
“Po rriten rrogat e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. E dini sa është pensioni minimal në Shqipëri, 8 mijë lekë. Duan ta bëjnë rrogën 670 mijë lekë, pothuajse 100-fishi i pensionit minimal, kërkojmë minimumin jetik për të ul këto diferenca me shtresave shoqërore. Nuk mundet që një pensionist që ka punuar një jetë të tërë në republikën e Shqipërisë pa çekiç, të paguhet 100 herë më pak se anëtari GJK. E kuptoni ku jemi. Kërkojmë jo vetëm që të shqyrtohet minimumi jetik. Kërkojmë të miratohet.” – thanë protestuesit.