Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin ‘Real Story’, iu përgjigj me batutë pyetjes nëse Greqia do të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shkak të çështjes Beleri.
Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se çështja është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të.
“Nuk besoj se do vazhdojë shqetësimi i Greqisë deri në 2030 dhe nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë, ne mos hyfshim kurrë në BE. Por unë nuk besoj se kjo do mbetet aty, kjo është një çështje që është e pakuptimtë edhe të diskutohet më. Ne e kemi kryer këtë diskutim, zotëria është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të. Sa i përket, përtej humorit, 2030 për mua nuk ka shumë rëndësi, nëse jemi formalisht apo jo në BE, për mua ka rëndësi që ne të bëhemi një vend me të gjithë parametrat e BE për veten tonë, për fëmijët tanë.” u shpreh Rama.