Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Shkodër ku mbeti i vrarë një person.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri, rreth orës 21:48, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë Valter Fjerza, 33 vjeç.
“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.