Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim e lumtur për takimin me Ramën në New York: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve


Ish-Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në cilësinë sie e Ushtruese e Detyrës së Asistentes së Sekretarit, Yuri Kim është takuar në New York me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Ajo shprehet e lumtur për takimin dhe thotë se diskutuan për mënyrat për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare. 

E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, (UNGA78) ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në #Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”, ka shkruar Yuri Kim.