Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë.
Policia raporton se në aksident janë përfshirë një furgon dhe automjeti tip “Benz”. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i fugonit, i cili është dërguar në spital.
“Rreth orës 07.50, aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, janë përfshirë në një aksident automjeti tip furgon me drejtues shtetasin B.D., me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.F.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit“-njofton policia.