Vendosni fjalën kyçe....

Basha takime me qytetarët: Lufta kundër korrupsionit prioritet i PD-së


Kreu i PD-së Basha ka zhvilluar takimet me qytetarët e Tiranës.

Pas një takimi në zonën e Saukut paradite, ai është ndalur në zonën e Pazarit të Ri.

Banorët janë ankuar për gjendjen e vështirë ekonomike, papunësinë dhe çmimet e larta.

“Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD. Për këtë, krahas mbështetjes, inkurajoj dhe SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit, si jetike për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe çuar para drejtësisë të korruptuarit.” – tha Basha.

Takimet e Bashës me qytetarët vijnë mes propozimeve të bëra prej tij për lejimin e votës së diasporës, listat e hapura të deputetëve, vettingun e politikanëve dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.