Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i Rusisë për eksportet e karburanteve mund të krijojë problematika në furnizimin global


Vendimi i Rusisë për të ndaluar eksportin e benzinës dhe karburantit dizel mund të krijojë problematika në furnizim global, duke çuar në një rritje të çmimeve të naftës në mbarë botën, shkruan AA

Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj globalë të naftës, eksporton rreth 900,000 fuçi nafte në ditë dhe 100,000 fuçi benzinë. Vitin e kaluar, eksportet e naftës së vendit arritën në 35 milion ton dhe eksportet e benzinës arritën në 4,8 milion ton.

Si benzina dhe nafta përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të transportit në Rusi dhe përdoren shumë në sektorët e bujqësisë dhe ai industrialë.

Megjithëse Rusia transporton më pak benzinë ​​dhe naftë sesa naftë bruto, embargoja e eksportit para dimrit dhe shqetësimet e vazhdueshme të furnizimit kanë rritur shqetësimet e tregut.

Nafta Brent po tregtohej me 92,70 dollarë për fuçi të enjten përpara se Rusia të njoftonte vendimin e saj për të kufizuar eksportin e benzinës dhe naftës karburant për të balancuar tregun e brendshëm. Pas publikimit të lajmeve në lidhje me ndalimin e eksporteve ruse, Brent u rrit me 1.9% në 94.50 dollarë për fuçi.

Megjithstë në tregun rus, vendimi bëri që çmimet e benzinës dhe të naftës bien me 5%.Për faktin se praktikisht të gjitha korporatat e mëdha ruse të naftës, përfshirë Gazprom Neft, Tatneft dhe Surgutneftegaz, eksportojnë naftë dhe benzinë, vendimi i përkohshëm do të ketë një efekt të dëmshëm për këto biznese.

Prodhimi në rafineritë evropiane dhe aziatike tashmë është i pamjaftueshëm, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tha në një raport më parë në piblikuar në shtator, se rafineritë kishin vështirësi në përmbushjen e kërkesës në rritje, veçanërisht për distilimet.

Kufizimet e vazhdueshme të furnizimit me naftë të grupit OPEC +, sanksionet ndërkombëtare kundër naftës ruse dhe prodhimi më i ulët në rafineritë evropiane dhe aziatike, i cili mbeti ndjeshëm nën vitet e mëparshme, u identifikuan të gjitha në raport si shqetësime shtesë të lidhura me furnizimet e pamjaftueshme.

Për më tepër, parashikohet që hendeku i ofertës do të zgjerohet më tej në tregun botëror, veçanërisht para sezonit të dimrit, si rezultat i vendimit të Rusisë, një prej eksportuesve kryesorë të karburantit dizel në botë, për të vendosur një embargo të eksportit.

Rusia është një eksportuese neto, që do të thotë se prodhon më shumë benzinë ​​dhe naftë se sa konsumon. Megjithatë, parashikohet që kufizimet do të çonin shpejt në një suficit në tregun e brendshëm, duke bërë të nevojshme që vendimi të jetë i përkohshëm.

Zëvendësministri i Parë i Energjisë i Rusisë, Pavel Sorokin, tha se megjithëse kufizimi është aktualisht i pacaktuar, ai pritet të ketë efekt të menjëhershëm në treg.

Sorokin argumentoi se duke ndërmarrë këto hapa, kombi do të jetë në gjendje të plotësojë plotësisht nevojat e fermerëve të tij, të cilët përfaqësojnë një nga konsumatorët më të mëdhenj të benzinës dhe naftës në vend.