Vendosni fjalën kyçe....

Lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës, arrestohen zyrtarët ukrainas


Shërbimet e sigurisë të Ukrainës (SBU) po vazhdojnë të godasin krimin e organizuar, duke bërë arrestime në lidhje me një sërë skemash korruptive.

“Për para, autorët ndihmuan rekrutët të shmangnin shërbimin ushtarak dhe të largoheshin nga Ukraina në bazë të dokumenteve të falsifikuara ose të anashkalonin pikat e kontrollit”, njoftoi SBU.

Kjo do t’u kushtonte rekrutëve diku midis 500-8500 dollarë, në varësi të urgjencës së situatës dhe mënyrës së kalimit të kufirit, raporton skynews.

“Falë reagimit të shpejtë të SBU, u bë e mundur të parandalohej largimi i paligjshëm i më shumë se njëqind rekrutëve të mundshëm në vendet e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Theksojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar disa zyrtarë shtetërore nën dyshimin e korrupsionit.

Lista e të arrestuarve:

Kiev – Dy persona nga Kaukazi i Jugut, për shitje të pasaportave false;
Lviv – Një zyrtar i rekrutimit ushtarak, pasi kërkoi 17 mijë dollarë nga dy burra për t’iu shmangur shërbimit ushtarak;
Ivano-Frankivsk – Kreu i një prej komiteteve ushtarake të rrethit, për marrjen e ryshfetit për të ndryshuar të dhënat mjekësore;
Cherkasy – Sekretari i komisionit mjekësor ushtarak të rrethit, i cili shiste certifikata mjekësore false me sëmundje të rënda;
Kirovohrad – Një zyrtar i një prej komiteteve ushtarake të distriktit, i cili kishte falsifikuar certifikatat mjekësore dhe ua kishte shitur rekrutëve të mundshëm.