Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të pyeten 71 dëshmitarë në total për çështjen Gërdeci” ndryshe nga sa kishte kërkuar më herët ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu
Mediu kërkoi që të pyeten të paktën 90 persona.
Mes personave që duhet të pyeten janë edhe ish-ministri i Drejtësisë në atë kohë Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ajo çka e lidh Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin është një letër përcjellse e cila ishte lënë porosi nga ministri i drejtësisë për ti përcjellë te djali i ish-kryeministrit.
Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka përcjellë porosinë për tek zyra privat e Shkëlzenit. Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.