Vendosni fjalën kyçe....

Opozita kërkon Komision Hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në TIMS, firmoset nga 45 deputetë


Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Përmes një deklarate nga salla e konferencave të Kuvendit sot ai u shpreh se duhet të nxirren përgjegjësit institucionalë në lidhje me rrjedhjen e të dhënave, ndërsa po ashtu theksoi se e drejta e komisionit hetimor i takon opozitës.

Komisioni Hetimor kërkon të hedhë dritë mbi skandalin e patronazhistëve, publikimin e pagave, publikimin e targave të makinave, nxjerrjen e llogarive bankare dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Kërkesa është firmosur nga 45 deputetë të opozitës.