Vendosni fjalën kyçe....

Princi i Kurorës Saudite tregon nëse Riadi do marrë armë bërthamore


Nëse Irani do sigurojë armë bërthamore, Arabia Saudite do detyrohej të bënte të njëjtën gjë, tha princi i kurorës Mohammed bin Salman në një intervistë për Fox Neës, pjesë të së cilës u publikuan të mërkurën.

“Nëse një vend merr një armë bërthamore,  është një veprim i keq,” u përgjigj Princi i Kurorës, i referuar gjerësisht si MBS, kur u pyet se si do përgjigjej Riadi nëse Teherani do bëhej një fuqi bërthamore.

Gazetari i Fox Neës i bëri presion MBS-së për një përgjigje më të drejtpërdrejtë për armët bërthamore, duke pyetur: “Nëse Irani merr një të tillë, a do ta merrni?”

“Nëse ata marrin një, ne duhet të marrim një,” u përgjigj bin Salman.

Irani, i cili mbetet nën sanksione të ashpra ndërkombëtare për programin e tij bërthamor, ka mohuar vazhdimisht pretendimet e SHBA-së, Izraelit dhe vendeve të tjera se po kërkon të zhvillojë armë atomike.

Gjatë fjalimit të tij në OKB të martën, presidenti iranian Ebrahim Raisi përsëriti se Teherani kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta e tij ‘për të pasur energji bërthamore paqësore’. Megjithatë, ai theksoi se ‘armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse dhe doktrinën ushtarake’ të Iranit.

Raisi tha gjithashtu se vendi ishte i etur për t’u kthyer në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) 2015, i cili parashikonte heqjen e sanksioneve në këmbim të kufizimit të veprimtarive bërthamore nga Teherani.

Tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja historike nën Presidentin Donald Trump ishte ‘një përgjigje e papërshtatshme’ ndaj përmbushjes së detyrimeve të Iranit si pjesë e JCPOA, këmbënguli ai.

Rivalët prej kohësh Arabia Saudite dhe Irani kanë parë kohët e fundit një afrim, duke rivendosur lidhjet diplomatike pas një ndërprerjeje shtatëvjeçare në mars, përmes ndërmjetësimit kinez.