Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pas mesnate në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës.
Lajmin u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po zhvillojnë hetimet”, tha Elshani.
Ky shpërthim vjen pas një kohe ku në veri të Kosovës nuk ka pasur tensione. Ende nuk dihen autorët.