Tirana ka pësuar një humbje të beftë në shtëpi ndaj Erzenit duke u mundur nga ekipi shijakas me rezultatin e ngushtë 1-0.
Kryeqytetasit shihen gjerësisht si një nga favoritët kryesorë për titullin kampion e pavarësisht humbjes mbajnë kreun e renditjes.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Maliqi në minutën e 18’-të të pjesës së parë.
Erzeni e ka nisur mirë kampionatin duke mbajtur vendin e dytë pas pesë javësh kampionat ndërsa është ende herët për të thënë nëse do qëndrojë larg zonës së ftohtë, pjesë e së cilës ishte sezonin e shkuar.
Mbrëmjen e sotme Tirana do përjetojë emocionet e një tjetër derbi pasi Dinamo pret Partizani. Ndeshja nis në orën 18:00.