Vendosni fjalën kyçe....

11 vatra zjarri në Fier, flakët përhapen në pyllin e Darëzezës. Në Patos stakohet energjia elektrike


 

Pasditja e kësaj të shtune për zjarrfikësit në qarkun e Fierit ka qenë betejë me flakët.

Bashkitë Fier, Patos e Ballsh janë përfshirë nga 11 vatra zjarri. Vatra me problematike mbetet ajo në pyllin e Darëzezës , ku me errësirën bëhet e pamundur jo vetëm ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse por edhe ajo nga ajri. Ndërkohë mësohet se aktualisht janë aktive në të njëjtën kohë disa vatra zjarri, si ajo në Ndërnenas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle. Mësohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe pranë zonave naftëmbajtëse në Patos dhe në Drenovë- Fushë në Mallakastër.

Disa vatra zjarri në Fier vijojnë të përhapen. OSHEE njofton se për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos ka stakuar energjinë elektrike.

“Për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.

Ndërkohë është njoftuar zjarrëfikësja”, njofton OSHEE.