Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të rinjtë e qytetit të Krujës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha bën me dije se është takuar me të rinjtë krutanë, duke shtuar se rinia është e ardhmja e vendit dhe se duhet punuar pa humbur më kohë për ta dhe mirëqenien e tyre.
“Tani pasdite u takova me të rinj dhe të reja krutanë. Rinia është e ardhmja jonë, dhe ne duhet të punojmë pa humbur më kohë për ta dhe për mirëqenien e tyre”, shkruan Basha.