Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin e tij Facebook, shkruan se kryeministri Edi Rama është mbajtur 90 minuta në aeroportin e New York të SHBA-ve, ndërsa shton se ka dalë i nxirë sterrë në fytyrë.
“Pse u mbajt Rama 90 minuta në JFK dhe doli i nxirë sterrë?!” – ngre pyetjen Berisha, ku sipas burimit thotë ai, vonesa e atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të qartë, por duket se ishte një seancë me hetues të SHBA.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Pse u mbajt Rama 90 minuta në JFK dhe doli i nxirë sterrë?!
Të dashur miq!
Burimi thotë: Rama u vonua 90 minuta për shkaqe misterioze në aeroportin JFK të New Yorkut ditën e hyrjes në SHBA. Vonesa sipas atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të qartë, por duket se ishte një seancë me hetues të SHBA. Rama doli nga aeroporti i nxirë!
📩 Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.
Doktor përshëndetj, jame nje nfa ata qe pritem me limuzine Edi Ramen ne aeropirt, pritja per shkaqe misterioze u zgjat rreth një orë e 30 minuta dhe nuk na u tha asnje fjale pse është vonuar dhe në dalje ka qenë i nxirrë sterre në fytyrë. E moren ne pyetje per aferen Mc Gonigal si bashkfajtor apo çfar ndodhi mbeti enigme. Por ne ambasade beri pershtypje shume fakti qe ne selline e OKB per Ramen mungonin jo vetem ftesat, takimet bilaterale por edhe fotot e çastit apo shterngimet e duarve. Kjo ngjalli shqetesim te madhe tek gazetaret puthadore e lepires te llojt Balla-Çorapja te cilet kishin ardhe te lajmonin dhe trillonin lajme per padronin e tyre.
Rama ishte i vetmi lider nga rajoni qe nukpari asnjë takim blaterak perveçse me Juri Kim, takim te cilin mediat e tij e censurian. Ai kishte njoftuar se te enjten ne darke do ishte ne parlament por takimi u shty pa asnje shpjegim. Fuga hapte lajme se Rama kishte takim ne Washington. Por ne fakt duket se vonesa kishte lidhje me hetimin e tij.